Baxhoja me 15 milionë lekë nga skema mbështetëse/Rama: Standarde europiane në prodhimin e djathit

Baxhoja e djathit në  Boboshticë të Korçës prodhon djathë me standarde europiane dhe synimi është që djathi feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar fermën e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë”, në Korçë, e cila, përmes mbështetjes financiare të programit të zhvillimit rural ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së produktit final, djathit në disa varietete të ndryshme. Kjo kompani e cila bashkëpunon edhe me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit, zotëron sot një pjesë të konsiderueshme të tregut vendas, ndërsa synon që në të ardhmen të eksportojë edhe në tregjet rajonale.

“Synimi është që produkti feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare. AZHBR ka investuar me një shumë prej 15 milionë lekësh në skemën mbështetëse. Jemi përpjekur që me përzgjedhjen e projekteve fokus t’iu japim atyre projekteve që shtojnë standardin e cilësisë për produktet finale te konsumatori,” shprehet drejtorja e AZHB-së, Frida Krifca.

“Me ndihmesën e AZHBR-së, arritëm në standardet europiane,” pohon investitori duke shtuar se kompania e cila sot është vetëm në vitin e parë të saj, do të vijojë rritjen në vitet në vazhdim. 

Kryeministri Rama e vuri theksin te formalizmi i tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij, në funksion, jo vetëm të rritjes së përfitimeve të fermerëve, por edhe të cilësisë së produktit final që shkon te konsumatori.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri.

Me mbështetjen nga fondet shtetërore investitori ka modernizuar ambientet e baxhos për tu përafruar me standardet, rregullat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, si dhe ka rritur kapacitetet prodhuese dhe forcën punëtore.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar. Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona. 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com