A do tev reagoje “ndryshe” Greqia per minoritaret e saj? Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në datë 30 qershor, u zgjodhën si kryebashkiakë dy minoritarë të cilët pritet të marrin mandatin në dy bashki të banuara nga minoriteti grek.
Ata janë Kristo Kiço nga Partia MEGA i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Finiqit dhe Dhimitraq Toli nga PS i zgjedhur në Bashkinë e Dropullit.
Por duket se bashkë me nisjen e detyrës së re ata do të ‘ndëshkohen’ nga vendi amë Greqia. Gazetari i Report tv Piro Nase raporton se pas marrjes së detyrës Athina do t’u heqë shtetësinë greke dy të sapo zgjedhurve në bashkitë e minoritetit.