Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncoi sot një skandal të ri, siç e quajti ai, që ka të bëjë me votimet e 30 qershorit.
Sipas Bardhit, pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, procesi i votimit atje ka nisur me fletë votimi të falsifikuara.
“Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.
1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
2. Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.
3. Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre. Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate”, tha demokrati.
Bardhi publikoi edhe prova, që tregojnë se në orën 07:58 të mëngjesit fletët e rregullta të votimit nuk kishin kaluar ende në doganën e Hanit të Hotit, ndërkohë që votimet kishin nisur.
Ai kërkoi shpjegime nga anëtarët e KQZ-së se ku i kanë gjetur fletët e votimt me të cilat u votua në Bashkinë e Vaut të Dejës.
g.kosovari