Përplasja e ashpër mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta përveçse institucionale, tashmë është kthyer edhe virale në rrjetet sociale. Deri dje dilnin hapur nëpër konferenca shtypi e sulmonin njëri tjetrin, Meta-Ramën për kapje të shtetit, dhe Rama-Metën për shkelje të Kushtetutës.
Ndërsa kohët e fundit kjo luftë e hapur që ndiqej nga të gjithë, tani është bërë e heshur me kode të fshehta dhe me luftë në rrjet, shkruan shqip.
Meta gjatë qëndrimit të tij në Bosnjë postoi një video me qenin Darko dhe i çonte përshëndetje maces në Tiranë duke nënkuptuar se po çonte një mesazh të koduar të cilin askush se deshifroi tha se “macet me qentë nuk shkojnë mirë”.
Por si për t’iu përgjigjur kreut të shtetit kryeministri Rama ka postuar këtë të shtunë një foto me një viç, të cilin e përkëdhel dhe shkruan që kjo është fotoja e ditës për të.
Kreu i qeverisë ishte në Libofshë të Fierit, ku vizitoi një fermë blegtorale që ka shumëfishuar punësimin dhe kapacitetin prodhues deri në 6.5 tonë qumësht në ditë.
A mund të jet ky një tjetër mesazh i koduar për Metën.
g.kosovari