Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për kanosje e shantazh me qëllim përftimi.
Operacioni policor i koduar “Koshovica” çoi në pranga shtetasit G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran.
“Aksioni u zhvillua nga efektivët e Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit”, bën me dije policia.
Sipas bluve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një grua duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Ata do të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë.
g.kosovari