Arrestohet autori i vrasjes se 69-vjecarit ne Tropoje. Policia e Shkodres ka vene ne pranga autorin e krimit te ndodhur nje vit me pare në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.
Kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: Nike Lulashi, 55 vjeç, banues në Tropojë”- njofton policia.
Sipas saj, kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Tahir Bajraktari, ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.
“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë“, bën em dije policia.
NGJARJA
Nikë Lulashi, ka qene fqinj me viktimen. Tahir Bajraktari, me profesion mekanik u qellua për vdekje me armë zjarri ne shtëpine e tij te pushimit në bjeshkë, ku kishte shkuar dy ditë para ngjarjes.
Aso kohe policia tha se mes dy fqinjëve ka pasur një konflikt për pagesën, që 69-vjeçari i jepte Lulashit për t’u kujdesur për shtëpinë e tij të pushimeve.
Banorët e zonës treguan pas ngjarjes se 69-vjeçari kishte ndërtuar një minihidrocentral për furnizimin e disa banesave me energji elektrike si dhe kishte mundësuar shërbimin e internetit për zonën. Bajraktari, me profesion mekanik, ashtu siç bënte çdo vite, kishte udhëtuar drejt Tropojës për të kaluar disa ditë pushime.
Por, pas një grindjeje për shumën që duhet t’i paguante 54-vjeçarit Nikë Lulashi, ky i fundit e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.
I moshuari u gjet brenda në banesën e tij pa shenja jete nga fqinjët, ndërsa fillimisht u dyshua për vetëvrasje. Por, pas hetimeve të Policisë u arrit të zbulohej e vërteta e ngjarjes. Policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e kishte shpallur atë në kërkim.
g.kosovari