Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, i cili tashmë është edhe deputet është nxjerrë jashtë një lokali nga qytetarë të revoltuar. Nga këta të fundit ai është quajtur vegël e Gramoz Ruçit dhe me forcë është nxjerrë jashtë.
“Ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni”, i drejtohen ata deputetit të ri.
Me sa duket, deputeti Alimadhi nuk ka patur rrugë tjetër veçse të dilte nga lokali.
g.kosovari