Gjatë një aksioni të kryer në Bulqizë në Ballaj të Martaneshit, policia ka sekuestruar 1324 rrënjë kanabis në gota plastike. Policia vuri në pranga A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Kanabisi ishte sjellë nga Tirana në formë kubikësh dhe ishte bërë gati për t’u mbjellë në zonën e Martaneshit.
Gjatë aksionit policia sekuestroi një armë zjarri tip automatik me 30 fishekë dhe disa vegla pune dhe tuba plastike të cilat do të shëbenin për kultivimin e lëndës narkotike.
g.kosovari