Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë marrë bonus 12 481 bebe të porsalindura.
Përmes një spoti kreu i qeverisë kujton edhe njëherë të gjithë çiftet e reja për shumën e bonusit për secilin fëmijë të lindur; 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë.
“Jam i kënaqur, është një ndihmë plus për familjen dhe fëmijën e porsalindur”, shprehet një nga baballarët e rinj i cili sapo ka marrë bonusin.
g.kosovari