Deputeti Lefter Maliqi që ka hyrë së fundi në parlament është përplasur ashpër jo vetëm me të ftuarit, por edhe me vetë drejtuesen e emisionit “Open” gazetaren Eni Vasili. Maliqi ishte vënë në një studio tjetër për të ndërhyrë herë pas here dhe mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer pasi e shprehu që në fillim.
Pas debatit me drejtuesen e misionit, Maliqi ka debatuar ashpër me zv/ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi të cilit i tha se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.
“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetëm falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013”, iu drejtua Maliqi zv/ministrit Koçit.
Në fund të emisionit, situata është bërë më e acarues, kur deputeti i tha drejtueses së emisionit se nuk po e drejtonte siç duhet atë, ndërsa i kujton detyrën e anëtares së bordit të Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e medias.
“Ti po e drejton keq emisionin. Ta gëzosh detyrën që të ka dhënë Edi Rama” – tha Maliqi, ndërsa Vasili iu përgjigj: “Po na jep dhe mend tani. Hajt mirupafshim!” – tha gazetarja duke e mbyllur lidhjen direkte me deputetin.
g.kosovari