Kryebashkiakët e rinj që u zgjodhën nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet e tyre.
I pari që e ka dërguar kërkesën është Erion Isai, që fitoi në bashkinë e Kolonjës.
Ndërkohë që listës i janë bashkuar edhe socialistë të tjerë që deri tani janë certifikuar si fitues nga KQZ-ja.
Kujtojmë që nga ana tjetër, kryetarët e bashkive të opozitës nuk prandojnë të braktisin zyrat dhe i bëjnë thirrje gjykatave të mos miratojnë vendimin e KQZ për shpërndarjen e mandateve./l.m