Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit.
Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.
Gjithashtu kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor.
PD pretendon se në Kukës ka dalë numër më i lartë fletëvotimesh sesa numri i votuesve
Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019./l.m