Është shtyrë për herë të katërtën herë në Gjykatën për Krime të Rënda procesi gjyqësor për grupin “Habilaj”.
Shkak është bërë edhe kësaj here mosekzekutimi i letërporosive nga Italia për anëtarët e këtij grupi, Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Fatmir Mina dhe Meridian Sulaj.
I vetmi i pandehur që është paraqitur në seancë ishte Armando Koçerri.
Moisi Habilaj, drejtues i një organizate kriminale me bazë në Vlorë u dënua me 15 vjet heqje lirie në Itali.
Drejtuesi tjetër i bandës, italiani Antonino Riela u dënua me 14 vjet burg ndërsa Meridian Sulaj mori tetë vjet e katër muaj e Nezar Seitaj mori shtatë vjet e pesë muaj burg.
Vëllai i Moisiut, Florian Habilaj, vijon të jetë i shpallur në kërkim që nga tetori i vitit 2017.
g.kosovari