Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora refuzoi që moderatorja Sonila Meço t’i drejtohej me termin ‘bashkëshkëshort’ kur flet për presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ajo tha se këtë të fundit nuk e ka bashkëshort.
“Dua të të ndryshoj gjuhën.
E kam vënë re se një pjesë e mirë gazetarëve ose si pasojë e gjuhës së mësuar në kohë ose nuk jeni mësuar me lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe me zgjedhjet që bën çdo njeri.
E para nuk është bashkëshorti im për këtë që kam ardhur sepse po të kisha ardhur për këtë do kisha ardhur në një emision rozë, për të folur për marrëdhëniet tona familjare.
Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk jam për të shpieguar deklaratat dhe pozicionet e tij.
Unë jam kryetarja e LSI-së, ashtu sikurse janë edhe grupi organizator i protestës së Teatrit, që për të hir të së vërtetës janë një motivim për të gjithë ne”, u shpreh Kryemadhi. (TemA)