Hektor Mahmutaj është shqiptari më i kërkuar në Britani të Madhe. Mësohet se 43-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia Metropolitane këtë të hënë.
Shqiptari në kërkim, i cili u arrestua fillimisht të premten e 11 majit të vitit 2017 nga oficerët e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për akuzat për vrasje në Shqipëri. Të mërkurën, më 27 mars 2019 Mahmutaj u zhduk, pasi u la në liri me kusht.
43-vjeçari është dënuar me 25 vjet për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik 1997.
Emigranti u fsheh në një fermë para se te largohej ilegalisht në Britani të Madhe, me një kamion ne dhjetor të po këtij viti./l.m