Kryeministri Edi Rama deklaron se Ilir Meta ka ofenduar disa herë vullnetin e parlamentit dhe miqtë ndërkombëtarë. Rama tha se Meta u përpoq të shuajë zjarrin në fikje të protestës së opozitës duke çuar në dhunim ndaj shkollave dhe materialeve zgjedhore.
“Si mund të ketë Shqipëria sot një president që në një konferencë shtypi deklaron se është gati të bëjë një test mendor që nuk ia ka kërkuar askush edhe pse mund të ketë ngjallur dyshime. Siç thotë Dostojevksi sfida më e madhe nuk është të mos gënjesh por të mos gënjesh veten. Por nëse Ilir Meta mund t’ia lejojë veten të ngatërrojë gjithë dynjanë, si një njeri që shkon për në Tropojë dhe i duket sikur kalon nga burgu i Spaçit, por ku parlamenti nuk mund të lejojë mbylljen e syve për ballë kësaj rrezikshmërie. Ilir Meta ka refuzuar harbutërisht dekretimin e ministrave më shumë se një herë duke kthyer mbrapsht vullnetin e këtij parlamenti, duke e kërcënuar duke lënë të kuptohet se edhe mund ta shpërndajë fare. Ka luajtur role dhe lojëra që asnjë president tjetër nuk e ka bërë. Aq larg s’ka shkuar sa edhe vetë paraardhësi i tij, një rreshter na duket sot se Xhefersoni. Ka kaluar edhe cakun e fundit duke luajtur deri në fund me zjarrin që plani për zjarrvënien e Shqipërisë të mos dështonte. Ai ndërhyri në mes të fushatës elektorale për të shuar zjarrin në fikje të protestës së opozitës duke shuar dhunën e protestën duke sjellë djegie të shkollave dhe dhunim të materialeve zgjedhore. Ai fyeu edhe miqtë e Shqipërisë me letra si të ishte qytetari digjital që ankohet për djegien e të mbathurave”, tha Rama.