Harroni gjithçka që ju kanë treguar deri sot për këtë vend: ekziston në fakt, një Shqipëri e dytë, krejtësisht ndryshe nga ajo që ekziston në imagjinatën kolektive. Modernizim, shërbime bashkëkohore, pika turistike dhe një ushqim i mirë janë korniza e një qyteti. Tirana një qytet i rinovuar plotësisht dhe në kulmin e zhvillimit.
Progresi dhe teknologjia kryqëzohen per t’i hapur rrugën një realiteti shumë terheqës, mbi të gjitha për të huajt dhe pikërisht në këtë kontekst ndërthuret shoqëria moderne “Viaggiare e Sorridere”, klinikë e themeluar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, që prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për të gjthë personat në kërkim të shërbimeve shumë cilësore së bashku me kujdesin ndaj personit dhe mirëqënies se tij.
Ky nuk është një turizëm i thjeshtë dentar: lidhja e dyfishtë qëndron në fakt midis një larmishmërie ofertash që i mundësojnë pacientit t’i nënshtrohet çfarëdolloj trajtimi se bashku me mundësinë për të zbuluar Tiranën dhe rrethinat e saj, nëpërmjet aktiviteteve të shumta që “Viaggiare e Sorridere” propozon. Vëmendja tek personi është maksimale: fillon nga pritja në aeroport, në sistemimin pranë strukturave moderne që klinika ofron, deri në një planifikim të pasur që i lejon klientët të kthehen në turistë, në zbulim të Shqipërisë dhe bukurive të saj.
Pikërisht këtu, duke konsideruar që ky vend ka nivelin e taksimit më të ulët në zonën e Ballkanit dhe Mesdheut, shumë sipërmarrës të rinj, kanë vendosur të investojnë në aktivitete të çdolloji. Vlen të përmendet rasti i Shef Loris Marinetto, i restorantit “Attimi”, që mirëpret mysafirët e “Viaggiare e Sorridere” me pjata elegante dhe shumë të kërkuara si edhe rasti i sipërmarrësit Gjergj Luca që ka krijuar një “qytet brenda qytetit” dhe një restorant tipik “Rozafa Fish City”, në zonën e Elbasanit ku përpunohen produkte si açuge dhe karkalecë, që eksportohen më pas në të gjithë Evropën.
Iv Tase, nga ana tjetër, një zhvillues i ri shqiptar i cili falë programit “Welcome Albania” ofron vizita virtuale në zbulim të Shqipërisë autentike dhe të bukur dhe natyrisht edhe brenda klinikës “Viaggiare e Sorridere”.
Dy hapa larg nga “Sheshi Skenderbe”, i cili ndodhet në zemër të qytetit dhe përfaqëson një pikë shumë tërheqëse, pacientët munden ndër të tjera, të qëndrojne në struktura super të reja dhe moderne, të pajisura me çdo komoditet dhe të rigjejnë buzëqeshjen duke kursyer të paktën 50%.
Ndërsa ata që ndodhen në vështirësi ekonomike, mund të përfitojnë kura, të nevojave primare falas, (heqje, proteza të lëvizshme). Vlen për tu nënvizuar në fund që, pavarësisht kostove shumë të ulta “Viaggiare e Sorridere”, mbështetet në bashkëpunimin e specialistëve dhe ekspertëve më të mirë të shëndetit dhe përdor materiale me vlerë, të sigurta dhe me cilësi të lartë, të shoqëruara me Garanci dhe Çertifikatë te KE-së .