Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga vettingu ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut.
Kjo e fundit ka pranuar të shqyrtojë padinë e Altina Xhoxhajt kundër shkarkimit nga KPK dhe KPA.
Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut i drejton Shqipërisë pesë pyetje në lidhje me rastin.
Pyetjet e Gjykatës së Strasburgut i janë drejtuar Avokaturës së Shtetit, e cila përfaqëson Shqipërinë në proces.
Altina Xhoxhaj u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese më 3 maj 2018 për shkak të vettingut.
g.kosovari