Ish-deputeti me kobure i PD-së, Gent Strazimiri, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Ai thotë se Rama është një kriminel, që e kanë qejf vetëm ruralët dhe konviktorët.
Statusi i Strazimirit
E refuzojnë të gjithë, me shkollë e pa shkollë, me dhëmbë e pa dhëmbë në gojë, katunarë e qytetarë, katunarë të urbanizuar a qytetarë po aq të “urbanizuar” sa ç’lejonte komunizmi i imponuar menjeherë pas otomanizmit!
E refuzojnë për arsye nga më të ndryshmet!
Ca për arsye personale – estetike: si veshja me të cilën provokon njësoj mortin dhe gëzimin, arroganca me të cilën impostohet, “elokuenca” fekale që divulgon, shembulli banal i rrugacërisë që promovon!
Ca për arsye personale – ekonomike: “është mçef leku”, “s’le njeri me kap 1 cent”, “po morin çdo gjo”!
Ca për arsye personale – akademike: ka mbytur shkencën me militantë, po mbyt arsimin me injorantë, nuk po vlerëson vlerat intelektuale që s’i interesojnë…
Ca të tjerë e refuzojnë për arsye “jurisprudence”… sepse janë “pro Dekretit të Presidentit”…
Ca, edhe më “intelektualë”, shprehen se ” e refuzojnë megjithëse s’janë dakord me Dekretin e Presidentit”, por me “30 qershor bënë detyrën qytetare” ….
Të gjithë kanë personalisht dhe sipërfaqësisht të drejtë!!!!
Sipërfaqësisht kanë të drejtë, sipërfaqësisht duken pragmatistë, sipërfaqësisht duken naivë, sipërfaqësisht duket se “shoqëria po lëviz” me të gjitha shtresat e saj!
Dhe është sipërfaqësisht e vëretetë, shoqëria po lëviz dhe po e refuzon… sipërfaqësisht!
Shoqëria ama, harron “pragmatikisht” një detaj të vogël, që megjithëse krejt në sipërfaqe duket aq “thellë”: ËSHTË KRIMINEL!!!
Ky haleja, (që s’po merret vesh se kush e votoi në 2013 pas 11 vjet zullumesh në Bashkinë e Tiranës), edhe sikur të vishej si esnaf, edhe sikur të mos gllabëronte “çdo cent”, edhe sikur të ishte më pak fekal e i ndyrë në “oratori”, edhe sikur të mos kishte treguar të njëjtin “respekt fekal” sa “oratoria” që ka, për akademikët, artistët e shkencëtarët, mësuesit, nëpunësit e rrogëtarët, ka një problem tashmë ndërkombëtar: është KRIMINEL!
Të gjitha fijet e përgjuara e të provuara të kanabisit, kokainës, heroinës, krimit të organizuar, e më tej të larjes së parave të ndyra përmes injektimit në ekonomi, të çojnë ME PROVA tek KY!
Tek ai “çuni i shkathët”, “çun Tirone”, që pendëthyerit ruralë, “konviktorët” e vuajnë si kompleks, ndërsa pendëthyerit “tiransa” identifikohen si “model suksesi”!
Përsa kohë nuk do e refuzojmë TË GJITHË, TË BASHKUAR si KRIMINEL, haleja do vazhdojë të bëjë dëm, pa asnjë përkrahje popullore, pa vota, pa ligj, pa Kushtetutë e fe’ e pa kanun!
Shoqëria që krimin e pandëshkuar e quan “model suksesi”, “shkathtësie” për shkak se KRIMINELI që vetë ka votuar nuk ka ndërmend të … vetëndëshkohet, është një harem otoman, ku EUNUKU është më i pushteshmi, pikërisht se s’ka “allate” ….
Kaq e thjeshtë është!