Dy ditë përpara se opozita të dalë në shesh, ku PD-ja ka nisur takimet intensive me mbështetës në qytete të ndryshme në Shqipëri.
Megjithatë, për një moment, vëmendja ka kaluar nga protesta tek sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi.
Ai është surprizuar nga mbështetësit në Elbasan në ditëlindjen e tij. Simpatizantët i kanë uruar ditëlindjen me një tortë e cila na tregoi edhe moshën e Bardhit. Ai mbushi 33 vjeç.