Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës, por për fat të mirë nuk janë raportuar të lënduar në njerëz.
Mësohet se në njërin prej automjeteve ndodheshin edhe tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Makinat tip “Ford” dhe “Audi” u përlasën në lagjen 15 të qytetit juglindor.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
/a.r