Pas lëkundjeve të së enjtes, një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka goditur Kaliforninë.
Sipas institutit Gjeofizik Amerikan, epiqendra u regjistrua 17.6 km nga qyteti Ridgecrest. Për momentin nuk ka dëme të konsiderueshme, por ka një person të lënduar.
Kjo ishte goditja më e fortë ndonjëherë në 20 vitet e fundit.
Tërmeti zgjati rreth 30 sekonda dhe u ndje gjithashtu edhe në Meksikë.
Pas tërmetit 6.4 ballë të së enjtes në Kaliforni janë regjistruar rreth 200 lëkundje të tjera me magnitudë më të vogël.
Tërmeti i së premtes ishte më i fuqishmi që ka goditur rajonin që nga nga koha kur e njëjta zonë në vitin 1999, u godit po nga njët ërmet i fortë, thotë Lucy Jones, një sizmolog për Institutin e Teknologjisë Kaliforni (CalTech).
Nëse madhësia paraprake është e saktë, do të ishte tërmeti më i madh i Kalifornisë Jugore në 20 vjet.
Tërmeti ndërpreu lojëra sportive dhe shkaktoi zjarr, ndërsa banorë të shumtë deklarojnë të friksuar se lëkundjet në qendër të qytetit zgjatën të paktën një minutë e gjysmë.
g.kosovari