Ish-ministri norvegjez Svein Ludvigsen është dënuar me pesë vjet burg për abuzimin seksual me tre të rinj azilkërkues në kohën kur ishte guvernator rajonal, raporton BBC.
Nga viti 2011 deri në vitin 2017, Ludvigsen kërkoi seks në këmbim të një leje qëndrimi, duke kërcënuar me dëbimin e menjëhershëm në rast refuzimi.
Të rinjtë – të cilët sot janë 25, 26 dhe 34 – kanë raportuar se abuzimet kanë ndodhur në shtëpinë e guvernatorit ose në një dhomë hoteli në Tromso.