Çlirim Gjata i ftuar në Open pati një përplasje me Rudina Hajdarin kur kjo e fundit do merrte fjalën.
Deputetja e PD-së, ka replikuar menjëherë me Gjatën, duke thënë se ‘”më vjen keq me parafolësin që nuk ka respekt për zonjat dhe nuk mbante mend mbiemrin tim”.
Ka ndërhyrë menjëherë Çlirim Gjata: “Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd.
Por Rudina Hajdari është kundërpërgjigjur: “Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…”