Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës. Valbona Durraj.
Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.
Trupa gjykuese e KPK që përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar ka përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Durraj vetëm në kriterin e pasurisë.
Gjyqtarja Valbona Durraj(Seknaj) i kundërshtoi gjetjet e KPK-së lidhur me mungesën e burimeve të ligjshme të krijimit të pasurive, për evazionin fiskal dhe ndërtimin pa leje.
Ajo shpjegoi se në analizën financiare të KPK-së për periudhën 2004-2010 është kryer përllogaritje e gabuar e të ardhurave të përfituara nga paga e saj si gjyqtare, pasi ka pasaktësi për vitin 2007 dhe se nuk janë përfshirë dietat.
Ajo shprehu rezerva edhe për llogaritjen që Komisioni ka kryer në analizën financiare duke e konsideruar si një kalkulim matematikor dhe jo në përputhje me ligjin.
g.kosovari