Edhe pse historikisht në Shqipëri koha e zgjedhjeve shihet si periudhë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës.
Ndërmarrja nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për rehabilitimin e një tjetër blloku pallati në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.
Sikurse mund të shihni edhe në këtë foto, banorët e kësaj zone të ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet.
Pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.
Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj, krahas investimeve madhore, fokusi i punës në mandatin e dytë do të jetë shtrirja e investimeve në çdo lagje të kryeqytetit në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.
g.kosovari