Ministri i Punëve të Jashtme e Holandës ka marrë përgjigje refuzuese nga Komisioni Eruopan, në lidhje me kërkesën për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Qeveria e Holandës ka njoftuar ambasadën e Holandës në Tiranë se Komisioni Eruopian ka dal në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e bllokimit të vizave nuk plotësohet.
“Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se, “Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Holanda do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës mund të adresohen në mënyrë më efikase. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve”, thekson njoftimi i Ambasadës së Holandës në Shqipëri”.
/a.r