Është regjistruar kallëzimi i parë penal për parregullsitë e procesit zgjedhor të 30 qershorit. Ka qenë kandidati i Bindjes Demokratike për Kurbinin, Edmon Piroli ai që kërkon verfikimin e procesit, duke hedhur dyshimet se është dyfishuar numri i votuesve të paraqitur fizikisht në qendrat e Votimit.
Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër”.
“Në 76 qendrat e votimit të Kurbinit janë dyfishuar numri i votuesve që janë paraqitur fizikisht për të votuar, nga 4370 në 7996. Ne kemi grumbulluar provat e nevojshme dhe kemi bërë kallëzim penal në prokuori. Kemi kërkuar administrimin e kamerave në disa qendra votimi. Kemi në dispozicion edhe disa CD që do ia paraqesim prokurorisë për 6 raste, ku kemi paraqitur listën për personat që rezultojnë se kanë ‘votuar’ por që nuk kanë qenë prezent në qendrat e votimit pasi rezultojnë të jenë jashtë territorit të Shqipërisë. Tek qendrat 911-911/1 janë shtuar vota dhe për këtë janë provat filmike të shkollë ‘Besnik Syka’ Mamurras. Kemi kërkuar që të pyeten familjarët e disa punonjësve, si edukatore. Prokurorisë i kërkojmë që të sekuestrojë kamerat e qendrave të votimit dhe të pyesë qyetetarët dhe punonjës të bashkisë të cilët kanë kërcënuar njerëz të skemës ekonomike.”– tha kandidati i BD, Edmond Piroli.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.
Ndërkohë Bindja Demokratike pretendon se nuk kanë votuar më shumë se 4 mijë përsona në Kurbin dhe jo qa sa janë gjetur në kutitë e votimit që janë mbi 8 mijë./l.m