Menjëherë pasi u dha lajmi se Komisioni Evropian ka refuzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka reaguar edhe Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
Ai përveçse ka konfirmuar lajmin ka dhënë edhe disa këshill për Shqipërinë. Soreca me anë të një reagimi në Twitter ka shkruar se Shqipëria nuk ndodhet në rrethanat kur mund të vihet në lëvizje mekanizimi për pezullimin e vizave.
Sipas ambasadorit, pas këtij konfirmimi është koha që Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor.
“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave. Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor. #BEpërShqipërinë
g.kosovari