Krerët e Bashkimit Europian ranë sot dakord në Bruksel mbi emërimet në postet kyçe të Unionit, mes të cilëve gjermania Ursula von der Leyen në krye të Komisionit dhe francezja, Christine Lagarde si presidente e BQE-së, njoftuan sot shumë krerë evropianë.
“Këshilli Europian ra dakord mbi drejtimin drejtuesit e rinj të institucioneve europiane”, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk në “Twitter”.
Belgu Charles Michel do të marrë postin e presidentit të Këshillit Europian dhe spanjolli, Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë europiane, i cili zëvendëson Federica Mogherinin.