Një koleksion super-makinash me vlerë 13 milionë euro do të shiten në një ankand këtë vit. Bëhet fjalë për automjete luksoze të sekuestruara nga ish-presidenti ekstravagant i Guinesë Ekuatoriale pas një hetimi për korrupsion.
Autoritetet zvicerane morën në dorëzim tre vite më parë 11 makina nga Teogoro Nguema Abiang Manque, djali i liderit jetëgjatë afrikano-qendror.
Bëhet fjalë për hetimin për pastrim parash dhe korrupsion. Një version i limituar i Ferrarit vlen plot 2.5 milionë euro. Shkruan JavaNews. Ai është me 1300 kuaj fuqi dhe i përket modelit Koenigsegg One. Kjo makinë pritet të shitet plot 2 milionë.
Në koleksion gjithashtu është edhe një McLaren P1, një Aston Martin dhe një Bugatti Veyron. Të gjitha veturant kanë bërë vetëm fare pak kilometra.
Ankandi pritet të zhvillohet në 29 Shtator, shkruan JavaNews. Policia e Gjenevës e bllokoi flotën e automjeteve në një zonë mallrash në aeroport.