Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Elbasan për Florenc Çapjan, duke e lënë në “arrest me burg”.
Në seancën për masën e sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Florenc Çapja u arrestua me 14 qershor në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”. 38-vjeçari është personi i dyshuar për tentativën e vrasje së ish-policit Fadil Mema.
Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 Janar të 2006-ës. Fadil Mema u plagos në sy të familjarëve të tij, ndërsa Florenca Çapja u shoqërua disa herë në polici, po ndaj tij nuk u ngritën akuza për mungesë provash.
Dyshimet ishin se atentati ndaj Fadil Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i tij ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Capaj.
Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.
Prokuroria sqaroi në Gjykatën e Elbasanit gjatë seancës së masa e arrestit ndaj Capajt është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse 38-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali.