Deputeti i PD, Alban Zeneli ka komentuar zgjedhjet e 30 Qershorit si dhe ka sulmuar presidentin Ilir Meta.
Permes nje shkrimi, deputeti i Kukesit thote se shqiptaret e refuzuan thirrjen e Metes dhe iu pergjigjen Perendimit.
Nga Alban Zeneli
Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh për shqiptarët.
Me gjithë përpjekjen e Ilir Metës për ta asgjësuar këtë ditë e për tu pamundësuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese dhe demokratike për të zgjedhur e votuar, falë mbështetjes së fortë të SHBA dhe BE, Shqipëria pati zgjedhje.
Shqipëria do të ecë tashmë e sigurtë drejt një kohe të re demokratike mes shqiptarëve dhe SHBA e BE.
Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën paqen.
Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën zgjedhjet.
Zgjedhjet janë nje e drejtë .
Të zgjedhësh të jesh Pro Zgjedhje êshtë parim themelor demokratik.
Por kjo nuk do të thotë vetvetiu se zgjedhjet si fakt e proçes u kryen të lira dhe të ndershme e aq më pak të barabarta.
Edi Rama u provua edhe njëherë si një lider politik i së shkuarës që formësimin, përmbajtjen dhe veprimin e tij i ka fortësisht antiliri, antidemokraci, të korruptuara dhe armiqësore ndaj qytetarëve, opozitës dhe mendimit kundër a ndryshe.
Edhe në këto zgjedhje ku Edi Rama konkuronte me veten, u shkelën rëndë shumë proçedura, regulla dhe ligje.
Krimi elektoral, përdorimi dhe shantazhimi i administratës publike shenjuan natyrën e këtyre zgjedhjeve.
Këto zgjedhje u zhvilluan skandalozisht të palira.
Këto zgjedhje u zhvilluan me standartet e Damian Gjiknurit dhe Gjushit.
Këto zgjedhje ishin me standartet e “akullores” si Gjushi.
Qytetarët shqiptarë dhanë dy mesazhe të mëdha dje, zgjodhën zgjedhjet dhe bojkotuan Ramën.
Pra mesazhi i shqiptarëve është i qartë.
Shqiptarët nuk i duan më politikanët e brezit të vjeter,politikanët e tranzicionit të hajnisë dhe konfliktualitetit, politikanët që kanë 30 vjet që bëjnë sikur luftojnë me njëri tjetrin, kur në fakt të gjithë e dimë se janë bashkë e mezi presin të bëjnë dashuri me njëri tjetrin.
Koha për politikë të pastër e të papërlyer.
Si deputet opozitar, besoj fort se ka ardhur koha për ripërtëritjen e së djathtës dhe opozitarizmit.
Braktisja që shqiptarët i bënë Edi Ramës dje, dëshmon edhe se mitti , se shqiptarët janë të majtë ra.
E djathta është shumicë morale.
Por që të shfaqet e provohet shumicë elektorale, duhet patjetër të bëhet morale.
Koha për Reformë Zgjedhore të thellë dhe të pjekur por pa Damian Gjiknurin.
Ne deputetët e djathtë të Opozitës Parlamentare nuk do të heshtim e nuk do të qëndrojmë duarkryq.
Nuk do ta lejojmê askënd nga Politikanët e brezit të vjeter,as Edi Ramën e askënd tjetër, që të bëjnë mê luftë e dashuri në kurriz të shqiptarëve.