Këngëtarja shqiptare Rina Balaj është rrëzuar në mes të skenës përgjatë performancës së saj në Zvicër.
Reperja ka performuar në “Alba Festival” në Zvicër, ku emra të njohur të muzikës si, Ledri Vula apo Rita Ora u ngjitën në skenë.
Videoja është bërë virale, dhe vlen për t’u theksuar se këngëtarja mjaft mirë diti si t’i bënte ballë situatës. Ajo pasi u rrëzua, menjëherë vazhdoi të këndonte, duke bërë sikur nuk ndodhi asgjë.