ekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta. Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se Partia Socialiste po pret të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës. Sipas Ballës, sot kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë. Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!/l.m