Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për shtyp në disa momente hodhi sulme ndaj kryeministrit Rama. Ndër të tjera i i kujtoi Ramës edhe një moment kur ishte në një situatë të vështirë politike ku sipas presidentit ishte pikërisht ai që e kishte zgjidhur.
Presidenti tregoi se sipas tij Rama, nuk ka guxuar për atë krizë , ndërsa përballë kishte Sali Berishën.
“Përpjekje për ndërmjetësim ka pasur nga njerëz serioz dhe të përgjegjshëm që nuk duan që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. Precedentët me zgjedhjet i ka krijuar vetë Edi dhe atë krizë e kam zgjidhur unë. Kisha dhënë fjalën tek ambasadori gjerman, i thashë Ramës lëri lojërat nëse ke frikë nga Saliu bëhem unë kryetar bashkie ti bëhu kryeministër. I kam thënë lërja KQZ, Saliut se prapë do fitojmë. Tani nuk e di kush fiton Luli, Edi apo kushdo tjetër, unë nuk dua të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe lojëra ambasadash. Ne duhet të jemi shembull për Kosovën e të tjera vendi. Jemi bërë gazi i botës”, shtoi ai.
g.kosovari