Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim në Ministrinë e Brendshme me Drejtuesit e Policisë ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit.
Ai u ndale dhe tek zhvillimet e fundit politike ku tha se policia ka bërë një punë të mirë.
Ai vlerësoi dhe përgëzoi punën e bërë së fundmi ng policia në prag të votimeve të 30 qershorit, ku siç tha, “Policia nuk lejoi krijimin e kaosit dhe frymën e një gjendjeje përçarëse në Shqipëri. Arritën të sigurojnë një nivel optimal të parametrave të sigurisë në vend”,- tha Lleshaj.
“Policia nuk lejoi krijimin e kaosit dhe frymën e një gjendjeje përçarëse në Shqipëri. Arritën të sigurojnë një nivel optimal të parametrave të sigurisë në vend. Kemi rritje 10% në lëvizjet kufitare. Detyra e policisë thjeshtë vazhdon më tej me ritëm dhe energji të re. Sfidë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të vijojmë punë në përmirësimin e infrastrukturës së policisë. Mbështetja e Kryeministrit do të na ndihmojë për arritjet e mëtejshme. E falenderojmë kryeministrin. Policia do të jetë në lartësinë e nevojshme“, tha Lleshaj.
g.kosovari