Kush ka propozime për zgjidhjen e krizës politike, Ilir Meta u shpreh se ësht ëi gatshëm t’i presë. Por kush ka ndërmend të lahet në pishinë, duke ju referuar Edi Ramës, do të jetë përgjegjës për thellimin e krizës.
Do të bëjmë shtet, apo do të bëjmë cirk? – pyeti Presidenti – duke shtuar se tashmë është koha të bëhemi seriozë, dhe jo me çitjane, duke komentuar veshjen e kryeministrit Edi Rama gjatë votimeve më 30 qershor. Meta tha se e pret kryeministrin në Presidencë në mënyrë që edhe ai të japë propozimet e tij për zgjidhjen e krizës. E ktheu debatin në personal kur tha se e ka gati përgjigjen nëse Rama i përmend bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin kryetaren e LSI-së.
“Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit”, tha Meta.
“Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, u shpreh presidenti. /l.m