Erion Veliaj është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet e përgjithshme vendore të 30 qershorit, qytetarët e Tiranës i besuan kandidatit të koalicionit të majtë Erion Veliaj edhe një mandat të dytë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit për të vijuar punët e nisura dhe për projektet e parashikuara nga ekipi i tij.
Nga 919 kuti të numëruara Erion Veliaj ia arriti që të marrë 152 230 vota duke arritur që të fitojë edhe votat e ish aleatëve të PS që tashmë janë në opozitë.
Nëse në zgjedhjet e shkuara Veliaj arriti që t’i marrë këto vota bashkë me LSI dhe PDIU, tashmë i vetëm Veliaj arriti të marrë thuajse të njëjtin numër votash duke pësuar një rritje tepër të madhe si kandidat.
Rivali i tij në këtë garë, Arben Skënderi që kandidonte për “Bindjen Demokratike” mundi të marrë 5.79 për qind të votave ose 9364 vota.
Tashmë mbetet vetëm certifikimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
g.kosovari