Kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHIR foli për procesin zgjedhor të cilin e quajti të papërfunduar për sa kohë nuk janë parë ende ankesat dhe apelimet. Ajo foli edhe për një sistem funksional për përfshirjen e gjykatave në çështjet zgjedhore.
Ndërsa lidhur me përfshirjen e një kandidati në zgjedhje në disa bashkive të vendit, ajo tha se kjo mund të vendoset nga autoritetet e vendit.
Çfarë do t’i thoni opozitës dhe mazhorancës?
Ne nuk e kemi parë ende të gjithë procesin zgjedhor, pasi pjesa më e rëndësishme e anekasave dhe apelimeve por ndoshta do vinim sërish me të njëjtin rekomandim për një sistem funksional për përfshirjen e gjykatave në çështjet zgjedhore.
A punoi KQZ si një institucion i pavarur?
Ne nuk kemi asnjë arsye për të supozuar se nuk operoi si i pavaruar, ishte konsturktive sa i përket vendimit që mori për ta lejuar procesin të vazhdonte.
Ju thatë se zgjedhjet janë të rëndësishme për qytetarët, por qytetarët nuk votuan në 31 bashki të vendit, a mund të quhen zgjedhje apo votime njëpartiake?
Kjo është një pyetje interesante. Do të thoja se i takon autoriteteve të këtij vendit të vendosin për këto zgjedhje
Ne kemi vëzhguar për atë që kemi parë, do shihni edhe shumë por mendoj se ky vend mund të vendosë si do t’i konsiderojë këto zgjedhje./l.m