Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka komentuar deklaratat e presindetit Ilir Meta i cili është përpjekur të ironizojë me disa poza nga plazhi.
“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë”, shkruan Elisa Spiropali./l.m