Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Fier.
Fitues është shpallur Armando Subashi i cili në këto zgjedhje ka marrë 38,898 vota.
Në zgjedhjet e 30 qershori kandidati i Partisë Socialiste garonte i vetëm në garë.
Subashi tani do të drejtojë edhe për 4 vitet e ardhshme bashkinë e qytetit të Fierit.
Ky do të jetë edhe mandati i dytë për kryebashkiakun aktual të Fierit.
g.kosovari