Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha është parë në ambientet e selisë blu, për një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Basha dhe Berisha diskutojnë për situatën politike post zgjedhore dhe aksionin që opozita do të ndjekë tashmë, kur ka 6 muja që ka djegur mandatet.
Partia Demokratike bashkë me partitë aleate nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, ndërsa kryeministri Rama ka fituar të gjitha bashkitë, pasi në disa prej tyre nuk kishte asnjë rival.
g.kosovari