Shtyhet seanca e parë ndaj ish deputetit Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.
Gjykata caktoi seancën e radhës 8 korrik ora 13.00. Gjatë kësaj seance i pranishëm ishte edhe vetë Çuko.
Prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish kreun e Burgjeve dhe 5 të tjerë, pasi dyshohet se nëpërmjet marrjes së ryshfetit, është bërë transferimi i një të burgosuri.
Ai u arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.
Shkak për shtyrjen e seancës është mos marrja dijeni për seancën e një prej të pandehurve të tjerë.
g.kosovari