Është mbyllur numërimi i votave në Vaun e Dejës ku dy ditë para datës së zgjedhjeve pati edhe një tensionim të situatës ku militantët e opozitës u përplasën me policinë dhe i vunë flakën shkollës ku ndodhej KZAZ-ja.
Fitues është shpallur Mark Babani, i cili nuk kishte rival në këtë garë.
Babani mori 6223 vota dhe do të drejtojë Bashkinë e Vaut të Dejës për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu ka përfunduar numërimi i votave edhe për Bashkinë e Hasit.
Fitues është shpallur kandidati i PS, Liman Morina i cili nuk kishte rival në këtë garë.
Morina u votua 4276 vota.
Lefter Alla kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Bulqizës përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Ilir Balla.
Alla u shpall fitues me 7,529 vota ndërsa rivali i tij mori 543 vota.
g.kosovari