Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë Shqipërinë, KQZ ka dalë në një deklaratë për mediat duke bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët për ndryshimet e detyruara që janë bërë në disa bashki.
Sipas KQZ në bashkinë e Shkodrës rreth 50% e qendrave të votimit janë ende të pahapura. Kujtojmë se këto qendra mbahen të mbyllura e urdhër të kryetares demokrate së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Aksioni i saj për të mbajtur mbyllur qendrat e votimit vjen në kuadër të thirrjeve të opozitës për të penguar procesin zgjedhor të 30 qershorit.
KQZ ka bërë thirrje Voltana Ademit që të bashkëpunojë në mënyrë që të gjithë qendra e votimit të jenë të hapura për ditën e nesërme. KQZ me pas i kujton Ademit se bllokimi i qendrave të votimi është një vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.
“Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.
Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi. Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ. Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.
Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.” deklaroi KQZ.