Ish-ministri Ylli Manjani ka shpërthyer në akuza në drejtim të ndërkombëtarëve, që sipas tij po bëhen qesharakë sa herë që flasin.
Në një shënim në rrjete sociale Manjanit shprehet se kanë qenë përfaqësuesit e BE-së apo SHBA-së ata që kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme.
“Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që të flasin për Rule of Law (sundim të ligjit) në Shqipëri, vetëm do qesh!
Sepse në fakt janë bërë qesharakë sa më ska!
Kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në këtë vend. Ndaj s’mund të na japin më mend për sundim të ligjit!
E kanë humbur fytyrën të na flasin për ligj e ligjshmëri.
Ne do ta gjejmë një rrugë për t’u vendosur normalitetin Kushtetues në vend, por qartësisht këtë nuk do ta bëjmë as me Soreçën, as me Leylan, aq më pak me Boschard e shokët e tjerë si këto.
Turp! Turp! Turp!”, shkruan i Manjani.
g.kosovari