Partia Demokratike e Kurbinit ka thyer heshtjen zgjedhore.
Militantët e opozitës në qytetin e Laçit janë mbledhur në sheshin para pallatit të Kulturës në një manifestim, për të protestuar kundër votimeve që do mbahen më 30 qershor.
Sipas tyre, Kurbinasit do jenë të bashkuar “duke i thënë JO votimeve një partiake”.
Me pankarta dhe me thirrje “Rama ik”, mbështetësit e opozitës janë shprehur kundër zgjedhjeve të dielën
Përfaqësuesit e kësaj partie, kanë deklaruar se nuk po kryejnë shkelje të ligjit pasi zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 30 qershor.
g.kosovari