Nje dite pas perplasjeve dhe dhunes para KZAZ numer 19 ne Diber, policia vendore ka arrestuar 12 persona dhe ka shpallur ne kerkim 39 të tjerë. Ajo i akuzon ata si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 Qershor 2019 rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.
Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:
- K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
- M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
- F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
- A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
- E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
- J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
- I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
- O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
- L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.
Sipas policisë për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe 39 shtetas të tjerë .
Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet. Policia e Dibrës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.
g.kosovari