Pas shkarkimit të kryebashkiakut Zef Hila dhe deklaratave të Lulzim Bashës, kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale.
Edi Rama shkruan se është koha që PD të marrë përgjegjësi për dyftyrësinë e javës së fundit.
“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti!
Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën” – shkruan Rama.
Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës u shkarkuar sot nga Këshilli i Ministrave pas djegies së KZAZ-së në Bushat ku si autorë dyshohen edhe familjarë të tij.
/a.r